Transmetuar më 09-10-2024, 20:46

Një aksident me motor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Drejtuesi i një motori "delivery" ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur në Bulevardin Republika.

Mësohet se ai është transportuar në spitalin e Korçës, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Policia ndodhet në vendngjare dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit