Transmetuar më 09-10-2024, 11:32

Natë frike për Juan Jesus, mbrojtësin brazilian të Napolit. Duke qenë pushim, për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, Juan shkoi për pushime me familjen në mal.

Momenti i shkujdesur, megjithatë, u ndërpre nga tentativa për vjedhjen e makinës së tij. Në fakt, mbrojtësi, pasi ka postuar foto me familjen në Instagram, në orën 05:34 të mëngjesit të sotëm ka publikuar një video ku shihet makina e tij me xhama të thyer dhe e plaçkitur tërësisht.

Këto janë fjalët e mbrojtësit: “Zero siguri! Pas gati një muaji ndjekje, sot tentuan të më vidhnin makinën. Çfarë ndjesie e tmerrshme, më bën të vjell!”

Që nga fillimi i sezonit, kjo është tentativa e dytë për vjedhje ndaj një lojtari të Napolit, pas grabitjes së David Neres (I morën nag dora orën e shtrenjtë), sapo doli jashtë stadiumit “Diego Armando Maradona”.

Juan Jesus më pas publikoi një histori tjetër, në të cilën rrëfeu kalvarin e muajit të fundit: “Ajo që ndodhi mbrëmë është vetëm ‘qershia mbi tortë’. Gjatë një muaji gjeta 5 gjeolokatorë në makinë. Fakti që këto kriminelë e dinë se ku jetoj, nuk më sjell paqe, më bën të rri me frikë në shtëpinë time.

Fatkeqësisht në një qytet kaq të bukur nuk do të ndihem më kurrë i sigurt. E di që të mirat materiale janë në fund të fundit dytësore, por ta di që një i huaj ka shkelur diçka timen personale, më bën vërtet të neveritem”.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit