TIRANË- Çuditë në vendin tonë nuk kanë të sosur. Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” në Tv Klan ka ndaluar në një dyqan në Libofshë ku krahas bukës, domateve dhe ushqimeve të tjera, tregtohet edhe fostoksina. Ky produkt i ndaluar vepron me erë që do të thotë se kontaminon gjallesat afër pa qenë nevoja të konsumohet.
Qytetari: Sa janë këto mollët?
Qytetari: Po domatet me sa janë?
Shitësi: Ato atje janë me 500-nd lekë, këto këtu janë 1000 lekë.
Qytetari: Edhe këtë bukën e misrit! Ma vë në një kështu këtë!
Shitësi: Ta vë unë, ta vë unë.
Qytetari: Po kështu fostoksinë për grurin, ke?
Shitësi: Varet, sa kokrra do ti.
Qytetari: Po pak hë sa për…
Qytetari: Sa është ajo kutia?
Qytetari: Sa janë ato, që nuk ndahen fotoksinat?
Shitësi: Atë e përdor, tik, e mbyll prapë!
Qytetari: Ok! Sa bëjnë të gjitha tani? Po për parazitë, ça ke?
Qytetari: S’ke. Po për fungicide e kështu?
Qytetari: Faleminderit! Domethënë, këtë e hap nji kokërr.
Qytetari: Dhe pastaj e mbyll prapë këtë.
Shitësi: Është me gominë ajo.
Qytetari: Është me gominë ajo, se janë çikë kështu këto.
Qytetari: Mirë! Faleminderit! Hajd ia kalofshi mirë!/tvklan.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd