

Arabia Saudite në të ardhmen e Kevin De Bruyne? Sipas asaj që raportohet nga “The Sun”, portugezi Cristiano Ronaldo iu ka sugjeruar drejtuesve të Al-Nassr që të transferojnë mesfushorin belg të Manchester City, duke i propozuar atij një ofertë të pamundur të refuzohet.
Kontrata mes De Bruyne dhe “qytetarëve” do të skadojë në fund të sezonit dhe negociatat për rinovimin e saj ende nuk kanë nisur. Në të kaluarën, lojtari kishte lënë të hapur mundësinë e një transferimi të mundshëm në Lindjen e Mesme.
Kjo temë ishte aktuale edhe në merkaton e kësaj vere, kur KDB foli për mediat belge mbi këtë mundësi: "Kam lexuar shumë tituj në lidhje me një transferim timin, por nuk kam folur me askënd.
Po, u takova me Michael Emenalo (drejtori sportiv i Pro Ligës Saudite), sepse njihemi. Është normale që kemi biseduar, por jo për ndonjë transferim. Unë kam kontratë me Manchester City, deri tani nuk kam menduar kurrë të largohem”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






