Ndërsa ditët e Festivalit të 63-të në Radiotelevizionin Shqiptar po afrojnë, tashmë kemi listën zyrtare me emrat e artistëve të përzgjedhur nga Komisioni Përzgjedhës për Kualifikimin e Këngëve Pjesëmarrëse në Festivalin e 63-të të Këngës në RTSH.
Komisioni i përbërë nga profesionistë të fushës së muzikës dhe të letrave, pasi dëgjuan e analizuan 85 krijime muzikore, që mbërritën në Radiotelevizionin Shqiptar konform rregullores së Festivalit, kanë vendosur unanimisht të shpallin 30 këngët që do të jenë pretendente për çmimet e këtij Festivali, pa diskutim edhe pretendente për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion.
Në listën e përzgjedhur spikasin artistë të njohur të muzikës shqiptare, rikthime të artistëve që kanë bërë historinë e muzikës moderne dhe të rinj që e shohin skenën e këtij festivali prestigjioz si një skenë të rëndësishme për karrierën e tyre artistike.
Ky edicion do të kombinojë talentin e artistëve të mëdhenj dhe zërat e rinj.
Me një përzierje të stilit tradicional dhe modern, Festivali i 63-të në RTSH pritet të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit, duke premtuar spektakël të jashtëzakonshëm dhe përcjelljen e mesazheve të rëndësishme, gjithmonë duke iu referuar rrënjëve nga ku nisi historia e muzikës shqiptare dhe e këtij Festivali.
Lista e këngëtarëve që do të garojnë në FIK 63, sipas rendit alfabetik:
Algert Sala Alis Kallacej Ardit Çuni Devis Xherahu Djemtë e Detit Elvana Gjata Endrik Beba Epos Grup Erma Mici Frensi Revania Gjergj Kaçinari Gresa Gjocera Jet Kejsi Jazxhi Kleansa Susaj Laurjan Ejlli ft. Adelina Corraj Lorenc Hasrama Luna Çausholli Mal Retkoceri Martina Serreqi Mihallaq Andrea Nita Latifi Olsi Bylyku Orgesa Zaimi Rea Nuhu Ronaldo Mesuli Santino De Bartolo Shkodra Elektronike Stine Vesa Smolica
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd