Transmetuar më 06-10-2024, 21:27

SARANDË- Mësohen emrat e ngjarjes me fund tragjik në Sarandë.

Viktima është Gëzim Bizoni 65 vjeç.

Autori i dyshuar i vrasjes së tij është Admir Beqiri 42 vjeç.

Admir Beqiri ka qëlluar 65-vjeçarin në oborrin e banesës së vetë me shishe qelqi në gjendje të dehur. Shkaku për zënkën e tyre ende nuk dihet. Ndërsa i moshuari ka humbur jetën në spital për shkak të plagëve të marra.

Njoftimi:

Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi Admir Beqiri, rreth 42 vjeç, ka goditur me sende të forta (shishe qelqi) shtetasin Gëzim Bizioni rreth 65 vjeç, në oborrin e banesës së tij. Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore. Dyshohet paraprakisht se autori ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Vijon puna e grupit hetimor për përcaktimin e shkakut të konfliktit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit