Transmetuar më 06-10-2024, 19:41

Të dielën i është dhënë lamtumira e fundit, Azem Krasniqit, vëllait të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Qytetarë të shumtë morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Negrovc të Komunës së Drenasit.

Megjithatë aty nuk u pa Jakup Krasniqi.

Për shkak të procesit gjyqësor, Dhomat e Specializuara në Hagë ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në varrim.

Azem Krasniqi, u nda nga jeta mbrëmjen e së shtunës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit