

Një grua në Vlorë u aksidentua pasi duke kaluar vijat e bardha u shtyp nga një makinë, drejtuesi i të cilës u prangos nga policia, raporton noa.al.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë tha se Sektori Lokal i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin S. K., 60 vjeç.
Burri akuzohet se duke drejtuar automjetin tip “Benz”, më datë 4 tetor 2024, ka aksidentuar tek vijat e bardha në rrugën “Gjergj Kastrioti” këmbësoren, shtetasen Sh. T., 61 vjeçe.
Incidenti ndodhi në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Omones, raporton noa.al.
Gruaja u dërgua me urgjencë dhe ndodhet në spitalin e Traumës ku është nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






