Transmetuar më 06-10-2024, 10:25

Një foshnje e porsalindur ka humbur jetën në Vlorë dhe dyshimet janë se vogëlushi vdiq nga mjekimi i pakujdesshëm duke çuar policinë në hetime për mjeken dhe akuzën paraprake për të.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen I. C., 53 vjeçe, banuese në Vlorë, me profesion mjeke neonatologe në Maternitetin e Spitalit Rajonal Vlorë.

Policia tha se mjekja neonatologe është e dyshuar për veprën penale “Mjekim i pakujdesshëm”.

Akuxa vjen pasi më datë 4 tetor 2024, në këtë maternitet ka ndërruar jetë një foshnjë 5-ditësh, i lindur nga shtetasja S. H.

Aktualisht po vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjës dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore. /noa.al

Foto arkiv

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit