Transmetuar më 05-10-2024, 22:00

Një video e pabesueshme që pretendon të tregojë “një burrë 188 vjeçar” të gjetur në një shpellë në rajonin indian Bengaluru, ka akumuluar miliona shikime dje në rrjetet sociale.

Postimi është një video 24-sekondëshe që tregon dy burra që ndihmojnë të ecë një të moshuar thuajse të zhveshur, të dobët, me mjekër të bardhë dhe një shkop.

Komenti shkruan: “Burri indian i sapogjetur në një shpellë. Supozohet se është 188 vjeç. Çmenduri”.

Pretendimi sensacional ka ndezur debate të gjera dhe kuriozitet, por kontrolluesit e përmbajtjeve të rrjetit të njohur si “fact-checkers” thanë se pretendimet nuk janë ato që duken dhe identifikonin burrin si Siyaram Baba, një murg Hindu nga Madhya Pradesh, që nuk ishte 188 vjeçar.

Raportimet thonë se Siyaram Baba është rreth 110 vjeç, pra më i ri nga sa pretendohet në videon virale.

Informacioni duket se vjen nga një artikulli i vitit 2024 në rrjetin vendas Navbharat Times, që verifikon se Siyaram Baba ishte 109 vjeç.

Gjithsesi në artikull shtohet se Siyaram Baba është një shenjtor i respektuar hindu në Khargone, dhe adhurohet si ‘shpirt i lartësuar’ nga komuniteti.

Ndërsa për pretendimet e ekzagjeruara në video ‘ekspertët’ këshillojnë të mbrohemi nga tendenca aktuale e sensacionalizmit për mbledhjen e klikimeve me përmbajtje të paverifikuara.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit