

Humbja në Angli kundër Aston Villa ishte pengesa e parë e sezonit për Bayern Munich dhe Vincent Kompany. Skuadra bavareze e nisi shkëlqyeshëm, ndaj dëshiron ta harrojë menjëherë mbrëmjen në Birmingham, siç shprehet Thomas Müller:
"Ne jemi në rrugën e duhur. Humbja ndaj Aston Villa dhemb, por nuk na i thyen këmbët. Falë fitores së thellë ndaj Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e parë, Bayerni ka një golavarazh të shkëlqyer. Pastaj, mbeten edhe 6 ndeshje për ta përmirësuar pozicionin tonë në klasifikim.
Jam i bindur se kemi ende shumë mbrëmje fitimtare të Ligës së Kampionëve këtë sezon, përpara nesh, duke ndjekur qëllimin e madh: finalen që do të luhet në shtëpinë tonë".
Pas barazimit kundër kampionëve në fuqi të Bayer Leverkusen, bavarezët duan të fitojë sërish: “Kundër Bayer treguam se kush jemi, rezultati nuk pasqyron performancën tonë vërtet bindëse”.
Kampioni i botës më 2014, më pas vlerësoi Vincent Kompany: “Puna në stërvitje është e mirë, ndihemi rehat me sistemin e ri të lojës. E dimë saktësisht se çfarë kërkon trajneri nga ne. Aktualisht nuk ka pikëpyetje, vetëm pikëçuditëse”.
Një “shigjetë”, ndoshta duke synuar ish-trajnerin Thomas Tuchel, i cili u përplas me “senatorët” bavarezë disa herë sezonin e kaluar. Më në fund premtimi: "Ne do të bëjmë gjithçka për t’iu dhënë fansave tanë diçka për të festuar në fundjavën e fundit të Oktoberfest".
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






