Transmetuar më 04-10-2024, 20:58

Tre shtetas shqiptarë janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Ata dyshohen se janë përfshirë në vepra penale që kanë të bëjnë me kultivimin e bimëve narkotike dhe shpërndarje droge. Në njoftim thuhet se Policia e Kosovës, me autorizim nga organet e drejtësisë, shpall në kërkim personat e dyshuar Engjellush Ibrahimi, 39 vjeç, Erion Etemaj, 34 vjeç dhe shtetasi Eldi Mykaj, 27 vjeç, të tre shtetas të Shqipërisë.

“Këta persona kërkohen nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ‘Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit’ dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, njofton Policia./

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit