Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën pas përplasjes mes një automjeti dhe një kamioni.
Ngjarja është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Sipas Krasniqit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, në kilometrin e 39-të të autostradës, në drejtimin Suharekë-Duhël.
“Ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se njëri nga të përfshirët në aksident ishte pa shenja jete,” tha ai.
Policia po heton shkaqet e aksidentit, ndërsa u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në kushte të vështira atmosferike si ato me reshje shiu, për të shmangur incidente të ngjashme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd