Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 04-10-2024, 10:17
Pas ndërhyrjes kirurgjikale kryeministri Edi Rama ka lënë sot spitalin. Kreu i qeverisë kaloi natën në Qendrën Spitalore “Nënën Tereza”, pas ndërhyrjes kirurgjikale të hernies inguinale të kryer ditën e djeshme.
Ndërhyrja iu besua pesë mjekëve, të njëjtët të cilët kryen edhe operacionin në muajin prill, kur kreu i qeverisë hoqi apendesitin.
Ditën e djeshme mjeku Arben Gjata në një reagim për News24, u shpreh se gjendja e kryeministrit është stabël.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd