Magazinë
Transmetuar më 04-10-2024, 08:31

Një burrë ka humbur jetën pak minuta më parë në një aksident rrugor që ndodhi në autostradën e re pranë Tiranës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 07:10, në autostradën Thumanë-Tiranë, në vendin e quajtur "Ura e Gjolës", raporton noa.al.

Policia tha se mjeti tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Lazër Fierza, 65 vjeç, është përplasur me mjetin tip "Audi", me drejtues shtetasin I. P.

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasi L. F., ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit