Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 03-10-2024, 20:15
Përkeqësimi i kushteve atmosferike ka kushtëzuar kapitenerinë e Portit të Durrësit që të ndalojë udhëtimin gjatë natës së sotme me tragete.
Njoftimi: Referuar parashikimeve të Autoriteteve detare për përkeqësim të kushteve të motit, mbrëmjen e sotme (dt.03.10.2024) nuk do të ketë lundrime të trageteve nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit.
Tragetet do të nisen drejt Barit (Itali) mëngjesin e ditës së nesërme(04.10.2024).
Për çdo sqarim të nevojshëm, ju lutemi drejtohuni pranë agjencive të trageteve ose na ndiqni në adresën zyrtare www.durresport.al
Ju falenderojmë për mirëkuptimin!
#AutoritetiPortualDurrës
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd