Transmetuar më 03-10-2024, 14:08

Shtyhet pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit.

Me kërkesë të Ilir Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në materialin e gjatë të kërkesës për gjykim.

Seanca e radhës u la më 10 tetor në orën 10:00 ku kanë mbetur për t’u lexuar edhe 50 faqe.

Për dosjen e “Sterilizimit”, Ilir Beqaj akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa u la në masën detyrim paraqitjeje.

Çështja e “Sterilizimit” ka ngecur në seancë paraprake, për shkak të dosjes voluminoze, e ku mbrojtja ka kërkuar që SPAK ta lexojë në gjyq çdo akt, duke ngadalësuar kështu procesin.

Ish-zëvendësi i tij Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj ndodhen në qeli, ndërsa masa sigurie u caktuan për anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Të pandehurit akuzohen për koncesionin me vlerë 100 mln euro.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit