Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 03-10-2024, 11:33
Tiranë- Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama.
“Në lidhje me pyetjet dhe kërkesën tuaj për informacion për ndërhyrjen kirurgjikale të Kryeministrit Edi Rama ju bëjmë me dije se:
Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd