
Të dhënat po ngarkohen...

Kapitaneria ka urdhëruar pezullimin e lundrimit për flotën e peshkimit për 48 orë për shkak të kushteve atmosferike.
Sot dhe nesër (e premte), nuk do të lejohen anijet e peshkimit të dalin në det, ndërsa anijet që janë tashmë në lundrim janë këshilluar të ankorohen pranë portit të peshkimit.
Nga ana tjetër, linjat e trageteve Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona do të operojnë normalisht, dhe anijet e tonazhit të mesëm dhe të lartë do të vazhdojnë aktivitetin e tyre.


Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
