Transmetuar më 02-10-2024, 13:43

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha se ai po e ndalonte Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres të hynte në vend për atë që e quajti dështimin e tij për të "dënuar pa mëdyshje" sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit.

"Sot, unë e kam shpallur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së @antonioguterres person non grata në Izrael dhe e kam ndaluar hyrjen e tij në vend.

Kushdo që nuk mund të dënojë pa mëdyshje sulmin e tmerrshëm të Iranit ndaj Izraelit, siç kanë bërë pothuajse të gjitha vendet e botës, nuk e meriton të shkelë në tokën izraelite.

Ky është një Sekretar i Përgjithshëm që ende nuk ka dënuar masakrën dhe mizoritë seksuale të kryera nga vrasësit e Hamasit më 7 tetor, dhe as nuk ka udhëhequr ndonjë përpjekje për t’i shpallur ata organizatë terroriste.

Një Sekretar i Përgjithshëm që mbështet terroristët, përdhunuesit dhe vrasësit nga Hamasi, Hezbollahu, Houthit dhe tani Irani—mëmëdheu i terrorit global—do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së.

Izraeli do të vazhdojë të mbrojë qytetarët e tij dhe të ruajë dinjitetin e tij kombëtar, me ose pa António Guterres", thuhet në njoftimin e MPJ izraelit./noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit