Transmetuar më 02-10-2024, 12:35

Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin “Xhafaj” të Antikorrupsionit dhe i ka kthyer përgjigje zyrtare Kuvendit.

Përgjigja është kthyer nga vetë kreu i institucionit më të lartë të drejtësisë në vend, Holta Zaçaj, pas ftesës që Komisioni Antikorrupsion, i drejtuar nga Fatmir Xhafaj, i ka bërë për pjesëmarrje.

Zaçaj në përgjigjen e saj thekson se “s’mund të marrin pjesë në Komisionin “Xhafaj” pasi nuk bëhen pjesë në aktivitete ligjbërjeje”.

Gjykata Kushtetuese e konfirmoi sot se ka refuzuar kërkesën për të dërguar ekspertë dhe përfaqësues në tryezat e punës së Komisionit Antikorrupsion.

Më herët, kryetari Fatmir Xhafaj i kishte dërguar ftesë Gjykatës Kushtetuese që të përfaqësohej në Komisionin Antikorrupsion.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit