Transmetuar më 01-10-2024, 12:04

Dy nxënës dhe një mësuese kanë përfunduar në spital me lëndime serioze, pas një sulmi me acid të ndodhur në një shkollë në Britaninë e Madhe.

Sipas mediave vendase, sulmi ka ndodhur pasditen e djeshme në “Westminster Academy” në Paddington, Londra perëndimore.

Raportohet se një 14-vjeçare dhe një 16-vjeçar kanë marrë lëndime serioze në trup, ndërsa mësuesja 27-vjeçare ka dalë dje nga spitali pasi mori mjekimin. Po ashtu, edhe dy oficerë policie u dërguan në spital, pasi nuk u ndjenë mirë gjatë aksionit për të ndaluar sulmuesin. Sa i përket këtij të fundit, nuk dihen ende detaje sek ush është apo edhe nëse ishte punonjës i shkollës, teksa autoritetet njoftojnë se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Pas sulmit, shkolla ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur për ditën e sotme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit