

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha njoftoi sot se strukturat që varen prej tij kanë përgatitur një dosje hetimore që do të çojë në SPAK deputetët e opozitës të cilët u përfshinë në djegien e karrigeve të tyre para Parlamentit.
Hoxha përmendi disa vepra penale që ai paralajmëroi se do të përballen deputetët.
"Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, janë akt vandalizmi absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht", thotë Hoxha dhe rendit nenet e dënueshme penalisht:
𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞 𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞,
𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞 𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬,
𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬,
𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢 𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚,
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞
Për ministrin Hoxha këto ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.
Duke theksuar se në Parlament nuk vihet me shishe benzine, ai thotë se "zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese".
Në këtë pikë ai njofton se "Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët."

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






