Transmetuar më 01-10-2024, 10:25

Minuta më e gjatë në histori është 60 sekondëshi i fundit në lavatriçe, një përvojë që shumica prej nesh e kemi përjetuar dhe janë habitur kur ekrani thotë se duhet dhe 1 minutë dhe ajo zgjat pambarimisht.

Çfarë ndodh me kohëmatësin në pajisje? Pse një minutë mund të zgjasë një çerek ore?

Një menaxher në departamentin e lavanderisë së një gjiganti global ka shpjeguar se kohëmatësi nuk pasqyron gjithmonë kohën totale që vendosim dhe në fund, kërkon kohë ca më shumë, por edhe ca si shumë. E bën këtë për të na kursyer energji dhe para.

Në përgjithësi, lavatriçet përshtaten në bazë të kushteve në kohë reale, edhe pse koha fillestare e parashikuar mund të jetë më e vogël.

Kjo përshtatshmëri synon të përmirësojë performancën e pastrimit dhe të mbrojë makinën nga probleme të tilla si çekuilibri i ngarkesës ose kullimi i dobët.

Le të njihemi me këtë dukuri

Makinat larëse janë krijuar për të kursyer burime – energji, ujë ose detergjent. Brenda tyre ka një sërë kontrollesh që bëhen gjatë një cikli larjeje (mbushje, larje dhe centrifugim). Ato vendosin kohën kur përfundon çdo pjesë e ciklit – më herët ose më vonë.

Gjysma e parë e çdo larje përfshin rrotullimin e teshave, sapunit dhe ujit. Kohëzgjatja e gjysmës së dytë varet nga gjendja në të cilën ndodhet pajisja.

Pasi kohëmatësi mbaron (e vendosur të përfundojë me 1 minutë të mbetur) fillon kullimi i ujit dhe kazani rrotullohet fuqishëm për të hequr pjesën më të madhe të ujit.

Nëse makina zbulon ujë të tepërt ose rrobat nuk janë centrifuguar siç duhet, ajo mund të zgjasë kohën e centrifugimit për të siguruar që rrobat të jenë më të thata përpara se të mbarojë cikli larës.

Kohëzgjatja e minutës së fundit varet edhe nga ajo që kemi vendosur në lavatriçe.

Cilat arsye e zgjasin minutën e fundit në lavatriçe?

Nëse ngarkesa e rrobave shpërndahet në mënyrë të pabarabartë, lavatriçes mund t’i duhet kohë shtesë për të rregulluar ngarkesën për të parandaluar dridhjet e tepërta gjatë ciklit të centrifugimit. Kështu, ajo ndalon numërimin mbrapsht derisa ngarkesa të arrijë ekuilibrin e duhur.

Gjithashtu, disa makina larëse kanë sensorë që monitorojnë nivelin e ujit. Nëse pajosja zbulon ujë të pamjaftueshëm për shpëlarje ose kullim, mund të vonojë kohëmatësin dhe të përpiqet të rregullojë nivelin e ujit ose të pastrojë sistemin e kullimit të ujit.

Shumë makina larëse moderne janë të pajisura me sensorë që zbulojnë se sa i ndotur është uji. Nëse pajisja zbulon se rrobat janë ende të ndotura ose se ka shumë detergjent në larje, mund të zgjasë ciklin për të siguruar pastrim ose shpëlarje të plotë.

Ndërkohë, në disa cikle, ngrohësi i ujit brenda lavatriçes mund të marrë kohë shtesë për të arritur temperaturën e kërkuar, veçanërisht nëse furnizimi fillestar me ujë është më i ftohtë se sa pritej.

Pajisjet që kanë algoritme të efikasitetit të energjisë (cilësimet e kursimit të energjisë që rregullojnë kohën e larjes për ta bërë ciklin më efikas) ‘vendosin’ kohën e ciklit të larjes pavarësisht nga koha që kemi "dhënë". /noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit