Ka shumë përfitime në botën emocionale dhe mendore kur bëni më shumë seks. Kur bëni dashuri, çlirohen hormone, kortizoli, adrenalina dhe epinefrina, të cilat ndihmojnë në uljen e stresit. Po ashtu sekretohet oksitocinë, e cila na mban më të qetë, ndërsa truri ynë çliron endorfina, të cilat ulin nervozizmin dhe ndjenjën e depresionit.
Në përgjithësi, seksi ka qenë i lidhur me rritjen e vetëbesimit, rezultate më të larta lumturie dhe lehtësimin e stresit. Në të njëjtën kohë, përmirëson cilësinë e gjumit dhe çon në lidhje më të mëdha emocionale me partnerin tonë.
Përfitimet fizike Përveç psikologjisë sonë, më shumë seks gjithashtu kontribuon në shëndetin tonë fizik. Seksi është një formë e ushtrimit që barazohet me aktivitete të tilla si ecja. Lëvizja gjatë marrëdhënieve seksuale kontribuon në gjendje më të mirë fizike, përmirëson gjendjen e muskujve dhe ndihmon në humbjen e peshës. Studimet e fundit thonë se ju humbisni 200 kalori kur kryeni marrëdhënie seksuale për 30 minuta.
Sistemi imunitar Të qenurit më aktiv seksualisht ndikon edhe në sistemin tuaj imunitar. Seksi i shpeshtë zvogëlon shanset për një ftohje ose grip dhe lidhet me një shëndet më të mirë të zemrës.
Aktiviteti seksual ndihmon në zgjerimin e enëve të gjakut, duke rritur furnizimin me oksigjen në të gjithë trupin, ndërsa ul presionin e gjakut.
Marrëdhënie më e mirë në çift Përveç përfitimeve individuale, seksi i shpeshtë forcon marrëdhënien tuaj në çift. Për shembull, oksitocina e lëshuar gjatë marrëdhënieve seksuale ju lidh më tepër me partnerin dhe përmirëson intimitetin emocional.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd