Transmetuar më 30-09-2024, 17:19

Një seancë plenare e tensionuar po zhvillohet sot në Kuvend. Deputetët e opozitës kanë reaguar ndaj burgosjes së kolegut të tyre demokrat Ervin Salianji duke bllokuar rutinën ditore të nisur nga Elisa Spiropali.

Fillimisht deputetët e opozitës bllokuan foltoren, ndërsa përfaqësues të Gardës u vunë në gatishmëri.

Garda ishte energjike në sallë duke penguar agravimin e situatës.

Megjithatë tensionet e larta mes deputetëve të opozitës dhe punonjëseve të Gardës degraduan deri në shtyrje fizike.

Deputetë të opozitës u panë duke hedhur sende drejt Kryetares së Kuvendit.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali iu kthye me një përgjigje provokuese, deputetit Flamur Noka duke i thënë “Sa burrë që je o Flamur”.

Pasi hodhën sende të forta në Kuvend, kanë nxjerrë jashtë godinës karriget e tyre dhe i kanë bërë grumbull në shkallët e Parlamentit. Menjëherë më pas i kanë vënë flakën.

Gjithçka nisi ndërsa kryeparlamentarja po njoftonte ndërprerjen e mandatit për deputetin e PD, Salianji.

Pas djegies së karrigeve, opozita u kthye sërish në sallë dhe mbajti foltoren e bllokuar. Me kërkesë të grupit të PS, seanca u ndërpre për 10 minuta.

Lajm ne perditesim….

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit