Transmetuar më 29-09-2024, 18:40

Një skenë e ngjashme si në filmat “Western” ka ndodhur ditën e sotme jashtë një lokali në Colonos të Greqisë.

Dy burra pas një zënke mes tyre për një grua kanë dalë jashtë lokalit për të zgjidhur problemet me njëri-tjetrin. Pas grushtave dhe debateve të forta, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka plagosur tjetrin në shpatull.

Mediat helene raportojnë se të dy burrat janë grekë dhe se shkak i sherrit mes tyre kishte qenë një grua.

Pas ngjarjes i plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa është shpallur në kërkim autori.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit