Analisti Blerim Latifi ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në OKB.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Latifi ka thënë se Shqipëria ishte i vetmi zë për Kosovën që u dëgjua këtë vit në foltoren e OKB-së.
Në fund, ai ka bërë thirrje që të mos shahet Shqipëria.
“A e patë me sy dhe e dëgjuat me vesh: I vetmi zë për Kosovën që këtë vit u dëgjua në foltorën e OKB-së, ishte zani i Shqipnisë. Të tjerët folën për hallet e veta dhe krizat tjera që po e trondisin botën gjithandej.
Askush një fjali se tha për ne. Sepse, në fund të fundit, veç Shqipnia i ndjen hallet e dhimbjet tona më të thella, me të cilat bota nuk ka më kohë të merret. Prandaj mos e shani Shqipninë! Mos pshtyni mbi gjakun tuaj!”, – ka shkruar Latifi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd