Edhe pse është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, Olta Gixhari është munduar gjithmonë që jetën e saj private t’a mbajë larg syrit të publikut.
Por së fundmi, aktorja e dashur për publikun ka vendosur që të ndajë me ndjekësit e saj disa imazhe familjare. Ajo ka postuar në “Instagram” disa fotografi ku shfaqet së bashku me bashkëshortin dhe dy djemtë.
“Ju prezantoj me lumturitë e mia”, ka shkruar ish-banorja e “Big Brother VIP2” krah fotove, ndërsa nuk ka ngruar të vëri në pah edhe lodhjen e një nëne e cila ka qëndruar zgjuar gjatë gjithë natës duke u kujdesur për të voglin e saj.
“Ps: injoroini rrathet e mi te syve,do vi dita qe edhe une do fle,” ka shtuar Olta.
Mesa duket familja ka vendosur të kalojë disa kohë së bashku dhe këtë e lajm e kanë ndarë edhe me ndjekësit.
Ndërkohë kujtojmë që pas mbarimit të BBV2, Olta u bë nënë e një djali të dytë.
Ajo është parë e fokusuar te familja dhe të qënit nënë gjatë gjithë kësaj kohe duke mos u marrë me asnjë projekt televiziv.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd