
22:03 | ‘Mbahuni fort, nuk do të jetë e lehtë’! Trump thirrje amerikanëve pas hyrjes në fuqi të tarifave: Është një revolucion ekonomik dhe ne do të fitojmë!
- 22:01 | Horoskopi i Brankos për të dielën, 6 prill 2025 – Çfarë kanë rezervuar yjet për çdo shenjë
- 21:55 | Arrestohet një shqiptar dhe bashkëpunëtori i tij në Itali. Sekuestrohet drogë me vlerë tregu 400 mijë euro
- 21:47 | Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
- 21:27 | Ronaldo thyen vetëm rekorde!
- 21:11 | Shembet dheu, humb jetën një person në Prishtinë
- 21:06 | Tjetër aksident/ 65-vjeçari në Tepelenë humb kontrollin e makinës. Dy të lënduar
- 20:35 | Tepelenë: Automjeti del nga rruga, dy të plagosur dërgohen në spital
- 20:03 | Paris Saint-Germain, kampion i Francës për herë të 13-të në historinë e saj. Video
- 19:36 | Ndërron jetë 65-vjeçarja që u aksidentua në Korçë, identifikohet drejtuesi i mjetit që e përplasi dhe u largua nga vendngjarja
U vetë*ra në Prishtinë, efektivi Alban Tolaj është babai i moderatores së njohur
- Horoskopi ditor i Paolo Fox – e shtunë 5 Prill 2025: Emocione, vendime të vështira dhe rikthim energjie për shumë shenja
- Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
- Humb jetën gruaja në aksident, policia: Kërkojmë një djalë të ri që mori arratinë
- Paolo Fox: Top 3 shenjat me më shumë fat sot – 5 Prill 2025 (Dhe ato që duhet të bëjnë sytë katër)
- Horoskopi Ditor nga Susan Miller – 5 Prill 2025: Zbulime të reja, lidhje të thelluara dhe hapa drejt qëllimeve
- 3 shenjat më me fat & 3 që duhet të tregojnë kujdes – 5 Prill 2025 (sipas Susan Miller)
- Shiste florinj të kontrabantuar e jepte para me fajde, arrestohet 29-vjeçari në Fushë-Krujë! (Sekuestrohen 100 mijë euro)
- Ftoi kryerabinin izraelit në iftar, kërkohet dorëheqja e kreut të KMSH-së
- Vajza të huaja shesin trupin në Durrës, kapen mat dhe 6 klientë
-
Në nominim për finalisten e parë/ Rozana dhe Gerta komentojnë emocionet: Beteja mbaron më 19 prill
-
‘Para 2 vitesh u dorëzova, mezi po prisja që “BBV” të mbaronte’! Rrëfehet Arbana Osmani
-
Skandal! Djemtë e Diasporës mbledhin mijëra euro për Gjestin, por 32-vjeçari nga Ferizaj zhduket me paratë
-
‘A ke pasur ndonjë ndjesi kur më ke puthur?’Gjesti-Eglit: Nuk e shpjegoj dot!
-
‘Ferma VIP’/ Frederik Ndoci shfaqet i dehur, banorët e mbajnë nga krahu
-
Dua Lipa ndez rrjetin, shfaqet sensuale dhe e veshur me të kuqe në Instagram
-
Gjesti ‘akuzon’ Loredanën se e ka puthur
-
Olsi Bylyku flet për herë të parë për Egli Takon
-
Reklama e re e KFC akuzohet për blasfemi, tallje me Zotin dhe kanibalizëm
-
“Reagova keq nga mllefi…”/Egli dhe Gjesti sqarojnë konfliktet mes tyre!
-
“Unë e kam mbyllur me ty por dua të kthehem siç ishim…”/Gjesti i paqartë me Eglin!
-
U përpoq të arratisej nga policia, aksidentohet për vd’ekje reperi i njohur
-
Produksioni ndryshon numrin e finalistëve – ja sa banorë shkojnë në finale
-
U shtir 2 vjet si Enrique Iglesias dhe i mori mijëra dollarë – Si ra në kurth një grua nga Los Anxhelosi
-
Dubai, i njohur për luksin, tani në qendër të një skandali të rrallë – Modelja përfundon në spital
-
Britney Spears pozon me tanga të kuqe, fotot pikante bëhen virale në rrjet
-
Kim Kardashian me bikini mikroskopike – Foto të reja hot para pasqyrës
-
Pirro Dhima dhe Afërdita do të pagëzojnë vajzën e tyre në maj – Emri që kanë zgjedhur ka domethënie të veçantë
-
Charlize Theron “e thyen” në koncertin e Dua Lipës në Sidnej: “Çfarë nate e mrekullueshme!”
-
I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë
-
Prindërit e Gjestit flasin për herë të parë për banoren, mesazhi për familjen e saj
-
Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet
-
‘Është kapur prej flokësh me një vajzë’. Debat i ashpër në BBV mes Kellit dhe Rozanës: Ma trego videon!
-
Zbulohet data e finales së madhe të Big Brother VIP4. Banorët në lot
-
‘Ke parë ndonjë mami të moshës time të jetë kështu?…’ Gerta vë në siklet Gjestin!

Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato thotë se Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore si korrupsioni apo krimi i organizuar, para se të hyjë në BE.
Shqipëria duhet të kapërcejë disa pengesa madhore para se të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, veçanërisht korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në një takim në Tiranë me gazetarë europianë që mbulojnë çështjet e BE-së, ambasadori Silvio Gonzato, i kushtoi vëmendje të veçantë reformës në drejtësi. Një ndër temat ku ai vuri theksin, ishte dhe çështja e të drejtës së pronës në vend.
"Kuadri ligjor i investimeve në Shqipëri duhet të përafrohet me standardet e BE -së, duhet të jetë i drejtë dhe i barabartë, gjithashtu edhe për investitorët e huaj. I ashtuquajturi "ligj i investimeve strategjike” i jep status preferencial atyre që konsiderohen investitorë strategjikë, të cilët më pas përfitojnë tokë në kushte shumë preferenciale ose ndonjëherë edhe me çmim shumë të ulët, nën çmimin e tregut. I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jotransparent, veçanërisht në jug të vendit”, tha Gonzato.
Ligji i investimeve strategjike është një ndër ligjet më të debatueshme në Shqipëri. Ndër rastet e hetuara është ai i investitorit strategjik Artan Gaçi, bashkëshortit të deputetes dhe njëkohësisht ish-ministres së Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka. Gaçi, gjithashtu ish-deputet socialist, u shpall investitor strategjik nga qeveria për ndërtimin e një kompleksi turistik në Himarë, në vlerën rreth 5.5 milionë euro.
Reformat, të domosdoshme
Bashkimi Europian është një ndër investitorët më të mëdhenj të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Duke folur për prioritetet që çojnë drejt anëtarësimit, ambasadori Gonzato u ndal edhe tek rezultatet e SPAK, strukturë të cilën e përshkroi si të ngjashme me "Anti-mafian” italiane.
"Reforma e vitit 2016 ka filluar të japë frytet e saj por në të njëjtën kohë ka krijuar dhe tensione mes palëve, pasi opozita e konsideron SPAK si të njëanshëm dhe si një mjet në duart e qeverisë që përdoret për t’i mbyllur gojën opozitës”. Kjo sipas Gonzatos, çon në rritjen e polarizimit të situatës politike në vend.
Duke folur për reformat në tërësi në të cilat po kalon vendi, ambasadori Gonzato vuri në dukje përmirësimet që po ndodhin brenda një kohe shumë të shkurtër, pavarësisht "trajektores jo-lineare, por me zigzage”. "Ekzistojnë grupe interesi që nuk kanë interes për të parë reformat e ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në vend, të cilat po përparojnë shumë shpejt. Prandaj ne jemi këtu në Tiranë, dhe së bashku me Brukselin i mbajmë këto zigzage brenda kufijve”.
Gonzato: BE ka disa projekte që mbështesin SPAK në Shqipëri
Delegacioni i BE-së në Shqipëri është shumë optimist kur vjen puna tek rruga e mbetur për vendin, deri në hapjen përfundimtare të derës së Unionit. Gonzato tha se "Shqipëria nuk ka plan B, dhe rruga Euro-Atlantike është e vetmja që shqiptarët kanë zgjedhur”.
Deklarata e tij u bë dy ditë pasi Shqipëria u nda zyrtarisht nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së. Gonzato deklaroi para gazetarëve se vendi ka kapacitetin e nevojshëm për t’iu bashkuar Malit të Zi në radhën e anëtarësimit.
Në datën 15 tetor, Bashkimi Europian dhe Shqipëria do të mbajnë Konferencën e dytë Ndërqeveritare në Luksemburg për të diskutuar "grupin e parë të kapitujve”./DW
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
