

Luciano Spalletti, trajneri i kombëtares së Italisë, vizitoi Poliklinikën “Sant’Orsola” në Bologna, i ftuar nga presidenti i FANEP (Familjet e Neurologjisë Pediatrike).
Spalletti u ndal edhe në disa çështje, duke konfirmuar se e ka për zemër shëndetin e lojtarëve të tij: "Lojtarët e mi duhet ta ndjejnë se i dua, për mua është thelbësore. Unë kam bërë përshtypje të keqe në Kampionatin Europian, por besoj se nisi një operacion shpagimi përmes fitores në Ligën e Kombeve me Francën në Paris”.
Spalletti është në stolin e Italisë që nga 1 shtatori 2023 dhe deri më tani drejtuar 16 ndeshje, me një mesatare prej 1.94 pikësh për lojë. Në Kampionatin Europian, kombëtarja axurre u eliminua në 1/8 finale, e mundur 2-0 nga Zvicra.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





