Transmetuar më 28-09-2024, 12:22

Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin me 1 vit burg në Fier, ka nisur betejën ligjore.

Mësohet se Ervin Salianji do të bëjë rekurs vendimin e Apelit në Gjykatën e Lartë.

Ai po përgatit kërkesën për ta dërguar në Gjykatën e Lartë për pezullimin e vendimit të Apelit.

Gjithashtu Salianji do të depozitojë në SPAK kallëzim ndaj ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

Sa i përket postit të tij, si deputet i Korçës, fillimisht Kuvendi duhet të konstatojë përfundimin e mandatit të Salianjit.

Më pas njoftohet KQZ dhe deputeti që merr karrigen e tij në Kuvend zgjidhet në bazë të listës shumë emërore të dorëzuar nga PD në zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.

Ndërsa mbi pozicionin si drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Salianji ka thënë se do ta drejtojë qarkun nga burgu, por pritet të merret një vendim nga strukturat e PD-së.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit