Transmetuar më 28-09-2024, 10:13

Java Kulturore e Kinës në Shqipëri u përmbyll me aktivitetin festiv “Shija e Kinës”, në Pedonalen e Tiranës, e cila ishte zbukuruar me simbole kineze, për të paraqitur folklorin kinez, por pjesëmarrësit përjetuan dhe përvojën e veçantë gastronomike kineze.

Aktiviteti “Shija e Kinës” në Pedonalen e Tiranës (Fotot: CMG)

Në këtë event ishte e pranishme edhe ambasadorja e Kinës në Shqipëri, Pang Chunxue.

Ambasadorja kineze në Shqipëri, zonja Pang Chunxue në aktivitet

Vizitorët shqiptarë dhe shumë të turistë të huaj që vizitojnë Tiranën në këtë periudhë të vitit, treguan interes të shtuar për aktivitetin, duke u ndalur nëpër stendat me ushqime, çajra dhe libra shqip-kinezisht. Atyre iu bënë pyetje rreth Kinës dhe fituesit e kuizeve morën dhurata suvenire të ndryshme kineze.

Vajza me kostume tradicionale interpretuan melodi me instrumente muzikore kineze. Gjithashtu, nëpër stenda ishin paraqitur punime artizanale, si dhe u organizuan lojëra argëtuese.

Javët Kulturore Ndërkombëtare është një nismë e Ministrisë shqiptare të Kulturës, që sjell tingujt, imazhet, aromat dhe shijet e vendeve të ndryshme të botës.

Sajë programit dinamik e gjithëpërfshirës, Javët Kulturore Ndërkombëtare krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe shpërndajnë mesazhe të forta paqeje dhe pranimi të njëri-tjetrit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit