

Lajmi ende nuk është verifikuar, por Felipe Melo së shpejti mund ta gjejë veten në telashe, pas një episodi vërtet të pabesueshëm. Siç raporton “Globo Esporte”, një grua e ka denoncuar ish-lojtarin e Fiorentinës, Juventusit dhe Interit se kishte frikësuar djalin e saj të mitur.
Krimi në fjalë është konfirmuar edhe nga policia, ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Rio de Zhaneiro. 15-vjeçari kishte dalë për shëtitje me qentë e tij dhe ka takuar futbollistin, i cili e ka pyetur se me cilin ekip ishte tifoz.
Djali iu përgjigj se mbështeste Botafogo dhe futbollisti reagoi keq ndaj tij. “Djali im duhej të bënte disa hapa prapa, ndërsa Melo u mbajt nga një burrë tjetër, sepse kishte frikë nga agresioni i tij fizik”, – tha zonja Vanessa Cruz.
Një rindërtim i fakteve të ngjarjes së denoncuar tashmë në polici, por i mohuar nga futbollisti brazilian. Felipe Melo, në një deklaratë mohoi akuzat dhe njoftoi se do të marrë masa ligjore, pasi “faktet e rrëfyera nuk janë të vërteta”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





