Qeveria e mbledhur sot vendosi shkarkimin nga detyra të drejtori aktual të Cirkut Kombëtar.
Laid Ymeri kishte marrë këtë post në maj të vitit të kaluar, por është liruar nga detyra për më pak se një vit e gjysmë.
Arsyet e shkarkimit nuk u bënë të ditura, por u tha se vendimi erdhi me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
"Laid Ymeri, drejtor i Cirkut Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, thuhet në dokument.
Cirku Kombëtar e kishte selinë e vet përbri hotel Tirana por u shkatërrua pasi u mor nga privatët. Kanë kaluar shumë kohë që një ambient për cirkun e vetëm në vend, nuk ekziston. /noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd