Transmetuar më 26-09-2024, 07:24

“Oktoberfest” i hidhur për Jens Lehmann. Ish-portieri i Milanit u arrestua, pasi mori pjesë në ngjarjen e famshme bavareze, duke u ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Ka qenë policia, ajo që ka rindërtuar faktet, përmes shpërndarjes së raportit të përmbledhur. Lehmann, i veshur me rrobat tradicionale të festivalit (“lederhosen”), u pa duke kërcyer me një gotë birre në dorë.

Deri më tani asgjë sensacionale e rëndë, përveçse pasi u largua nga vendndodhja, ish-portieri 54-vjeçar hipi në timon dhe u ndalua nga efektivët e shërbimit, duke përfunduar në pranga.

Sjellja e Lehmannt në timon, siç shpjegohet në raport, u përkufizua si “e pazakonshme”, aq sa bëri që policia të niste kontrollet e nevojshme.

Atij i vinte erë jashtëzakonisht e fortë alkooli, kishte vështirësi për të qëndruar në ekuilibër. Për pasojë, testi i alkoolit iu krye me shumë vështirësi, sepse gjendja e Lehmann ishte në atë pikë sa "nuk mundi as t’i frynte".

Gjermani, i akuzuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, u dërgua në komisariat dhe iu bllokua patenta. Mësohet se pastaj u lirua, të nesërmen e arrestimit.

Lehmann, i cili pas “pensionimit” filloi karrierën si trajner, mbrojti portat e Schalke 04, Milan, Borussia Dortmund, Arsenal dhe Stuttgart. Po kështu, luajti 61 ndeshje me kombëtaren e Gjermanisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit