

Banka e Shqipërisë ka dështuar me zhvlerësimin e euros, dukuri që nuk po ndalet duke bërë që ajo të arrijë në kufirin minimal historik prej 98.98 lekësh këtë të mërkurë 25 shtator.
Kjo ka rrëzuar edhe deklaratat e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko që tha në fillim të vitit se gjatë 2024 monedha e përbashkët evropiane do të ishte në kuotat e atëhershme, rreth 110 lekë për një euro, raporton noa.al.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë që është referencë për të gjitha bankat dhe agjencitë e këmbimit valutor, sot 1 euro këmbehet me vetëm 98.98 lekë.
Por zyrat e këmbimit valutor po këmbejnë ndjeshëm më pak, me 97 lekë dhe disa të tjera edhe më pak.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





