Transmetuar më 25-09-2024, 09:33

Durrës, 25 shtator 2024/noa.al- Tentoi të merrte me forcë një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë por nuk mundi dhe gjatë largimit mori me dhunë në një exchange, 500 000 lekë.

Ngjarja e dyfishtë ndodhi sot në Durrës dhe nga ndërhyrja në kohë e Policisë, u bë i mundur identifikimi, kapjea dhe arrestimi në flagrancë i autorit.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, shuma e lekëve që ky shtetas mori me dhunë në exchange.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Durrës, morën njoftim se një shtetas kishte tentuar të merrte me dhunë, një shumë parash, në kasën e një banke të nivelit të dytë, në lagjen Nr. 3, Durrës.

Ata kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte marrë me dhunë një shumë parash në lagjen Nr. 1, Durrës, dhe ishte larguar.

Pasi dyshohej se ishte i njëjti shtetas, u bë e mundur që në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”, të identifikohej, kapej dhe vihej në pranga autori i dyshuar shtetasi Florenc Deda, 29 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit