Transmetuar më 25-09-2024, 09:15

Kanë ardhur konfirmimet në lidhje me synimet e FIGC për të tentuar të devijojë finalen e Ligës së Kampionëve 2027 në Romë, pas revokimit të zhvillimit të saj në Milano (stadiumin “San Siro”). Dje pasdite, në fakt, UEFA mori vendimin për anulimin e Milanos si destinacion të finales së Champions-it 2027 përmes një deklarate për shtyp, ku nënvizohej: “Nuk ka asnjë garanci nga Bashkia e Milanos”.

Zgjedhja, qartësisht lidhet me rihapjen e Interit dhe Milanit në lidhje me mundësinë e ndërtimit të një stadiumi të ri në zonën e “San Siros”. Një zgjidhje që ka qenë pezull për disa kohë dhe është pothuajse e pashmangshme. Hipoteza e ristrukturimit, e propozuar nga “WeBuild” është zbehur përfundimisht.

Deri më sot, skenarët mbi “San Siro” janë shumë të paqartë për dhënë garanci në lidhje me një angazhim afatgjatë. Është pikërisht kjo pasiguri objektive që përfaqësonte Bashkia e Milanos në letrën e dërguar ditëve të fundit UEFA-s.

Sipas asaj që raportohet nga “LaPresse”, FIGC do të punojë për destinacionin e mundshëm romak. Procesi i ri i vendimmarrjes, i hapur nga UEFA, do të përfundojë në maj/qershor 2025. Finalja mund t’i caktohet çdo kombi tjetër, ndaj Italia nuk ka të drejtë të lëvizë në “Olimpico” të kryeqytetit. Sidoqoftë, objektivi i FIGC është që ta bindë qeverinë europiane të futbollit në Nyon për t’i dhënë besim.

Kjo edhe për shkak se Milano kishte fituar si kandidaturë "e vetme". Ajo e qytetit milanez dhe Budapesti ishin dy propozimet e vetme që mbërritën në tavolinën e UEFA-s, e cila e kishte caktuar finalen 2026 në kryeqytetin hungarez dhe vitin pasardhës, me “yll”, në qytetin e Madoninës.

“Sport & Salute”, kompania që menaxhon stadiumin olimpik të Romës, është vënë tashmë në dispozicion, edhe falë përvojës së fituar me finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2009 dhe fazën e grupeve të “Euro 2020”, pas Covid 19, e luajtur më 2021.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit