Transmetuar më 24-09-2024, 19:17

Nisma e kryeministrit Edi Rama për krijimin të një shteti Bektashi në Tiranë ka shkaktuar reagime dhe polemika të forta në vend.

Sot pasdite, një grup shoqatash islame, përfshirë Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologëve dhe Palestina e Lirë, protestuan sot para Komunitetit Musliman, nën sloganin “Jo në emrin tim”.

Në fjalën e tij një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.

“Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bere salle pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit.

Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare”, u shpreh Florian Arapi.

Protesta u zhvillua edhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Musliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal”, u theksua në protestë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit