Transmetuar më 24-09-2024, 13:31

Sot shënohet një vit nga masakra në Banjskë të Zveçanit, ku një grup terroristësh serbë ka sulmuar Policinë e Kosovës dhe mbeti i vdekur rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku.

Përpos rreshterit, në sulm u ekzekutuan dhe tre terroristë serbë. Familjarët e serbëve të vrarë kanë shkuar në vendin ku ndodhi ngjarja dhe kanë ndezur qirinj.

Familjarët duket se kanë provokuar me prezencën e tyre dhe me nderimin e terroristëve të vrarë.

Sot, KFOR dhe EULEX janë në patrullim në zonë që në orët e para të mëngjesit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit