Transmetuar më 24-09-2024, 13:08

Një automjet është shkrumbuar totalisht në afërsi të fshatit Diellas në bashkinë e Pustecit.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka qenë duke udhëtuar nga Pustecit në drejtim të Korçës atëherë kur mjeti i tip papritur ka shpërthyer në flakë.

Pavarësisht përpjekjes se forcave zjarrfikese mjeti është shkrumbuar i gjithi, ndërkohë që policia ndodhet në vendi e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Për fatin e mirë nuk ka të lënduar.

Pustec/Informacion paraprak

Në aksin rrugor "Korçë-Gorricë e Madhe", në afërsi të fshatit Djellas, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin L. Ç.. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit