

Edhe pse lamtumira e tij me Juventusin dukej se ishte faza e fundit e një karriere të jashtëzakonshme, Wojciech Szczęsny së shpejti mund t’i veshë përsëri dorezat dhe të kthehet në fushë me një nga skuadrat kryesore në skenën ndërkombëtare.
Portieri polak ka përfunduar në “radarët” e Barcelonës, në kërkim të një zëvendësuesi të Marc-André ter Stegen, i cili u detyrua t’i thoshte lamtumirë këtij sezoni për shkak të dëmtimit të rëndë (këputjeje totale të tendinit të patella).
Ndalimi i gjatë i portierit gjerman e bën të domosdoshme hyrjen në treg të klubit katalanas, për të “peshkuar” ndonjë nga portierët e lirë, pa ekip. Siç raportohet nga “El Chiringuito TV”, ish-portieri i Arsenalit, Romës dhe Juventusit do të ishte profili i duhur për të zëvendësuar Ter Stegen.
Kjo vlen nëse drejtuesit blaugrana nuk vendosin të mbështeten te portieri i dytë, Inaki Pena, për të gjithë sezonin. Nuk mungojnë emrat, nga Keylor Navas te Jordi Masip, nëpërmjet Edgar Badia dhe Loris Karius, megjithatë Szczęsny duket se është më i besueshmi për këtë rol.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





