Një vajzë e re australiane, turiste në Durrës, ka akuzuar një djalë durrsak, 18 vjeçar se e ka kapur me zor dhe ka tentuar ta përd’hunojë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë të riun.
Ai tani akuzohet për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë më të rritura”, mbetur në tentativë.
Policia tha se nisi hetimet që çuan në prangosje, për shtetasin I. B., 18 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme e ka kallëzuar penalisht një shtetase australiane 21 vjeçe.
Turistja në moshë të re tha se djaloshi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
Nuk është e qartë si ka qenë njohja mes dy të rinjve dhe si precipitoi në akuzën e rëndë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd