Transmetuar më 24-09-2024, 11:30

Kavajë, 24 shtator 2024 /noa.al – Dy burra në Kavajë kanë abuzuar me një vajzë në moshë fare të re duke e ngacmuar atë seksualisht në mes të një lokali.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në një lokal në Kryevidh të Kavajë, raporton noa.al.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, shtetasit S. K., 40 vjeç dhe D. P., 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kryevidh.

Policia tha se ata u prangosën pasi mbrëmjen e djeshme, ka kallëzuar një shtetase 18 vjeçe, se këta 2 shtetas e kanë ngacmuar seksualisht, në një lokal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të metejshme.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit