Të dhënat po ngarkohen...
Transmetuar më 23-09-2024, 21:26
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka takuar gjatë vizitës së saj në SHBA ish-presidentin amerikan Bill Clinton dhe ish-Sekretaren amerikane të Shtetit Hillary Clinton.
“Faleminderit, President Clinton dhe Sekretare Clinton, për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni për Republikën e Kosovës. Liria e popullit tonë mbanë edhe vulën e kontributit tuaj të pakrahasueshëm”, ka shkruar Osmani.
Bill Clinton ishte presidenti amerikan në detyrë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd