Transmetuar më 23-09-2024, 13:02
Princ Leka ka zyrtarizuar lidhjen e tij me Blerta Celibashin. Jo duke postuar në rrjetet sociale, por duke e marrë me vete e duke e prezantuar si partneren e tij në evente të rëndësishme.
Së fundmi, Princ Leka organizoi një festë miqësie me homologët e tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një rast që u shfrytëzua për të ndarë këtë lajm të gëzueshëm me të pranishmit.
Ngjarja u mbajt në New Jersey, në ambientet e Carpathia West, ku Princ Leka erdhi i shoqëruar zyrtarisht nga Blerta, e cila duket e lumtur dhe e mahnitshme.
Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhënien e tyre.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd