19-vjeçarja amerikane Eva Kovac gjatë interviste për Daily Mail foli për eksperiencat e saj e të udhëtuarti vetëm.
Ajo gjithashtu foli edhe për Shqipërinë, ku sipas shkrimit të medias britanike, nuk u ndje e sigurt pasi “burrat e shihnin si pre”.
Pas publikimit të shkrimit, Kovac ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale ku ka përgënjeshtruar lajmin dhe është shprehur se kjo nuk është ajo çfarë ka dashur të thojë dhe përkundrazi nga artikulli ajo e pëlqeu shumë Shqipërinë.
“Nuk më pëlqen si është shkruar ky artikulli. Më pëlqeu shumë Shqipëria. Ky shkrimi juaj tregon se nuk duhet të shkruani më”, shkruan Kovac në rrjetin e saj “Instagram”.
Por çfarë shkroi Daily Mail për eksperiencën e saj në Shqipëri?
Gjatë intervistës së publikuar nga media britanike, e reja amerikane tha se ndryshe nga vendet e tjera ajo nuk u ndje e sigurt në Shqipëri.
“Burrat?! Ndihesha si pre. Edhe burrat që ishin ulur me gratë e tyre, thyenin qafën për t’ju ngulur sytë kur ecje në rrugë", citon 19-vjeçaren Daily Mail.
Eva, e cila ka vizituar 11 vende dhe aktualisht ndodhet në Tromso, në Rrethin Arktik.
Pas përfundimit të udhëtimit të saj në Norvegji, Eva do kthehet në Itali për të vazhduar rrugëtimin në Europë për një tjetër muaj. Më pas, ajo do të udhëtojë e vetme nëpër Azi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd