Transmetuar më 21-09-2024, 20:37

Mbrëmjen e sotme është duke u zhvilluar në stadiumin ‘Air Albania’, derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana.

Por kjo ndeshje ka nisur ndryshe nga herët e kaluara.

Sfida startoi me një nderim për ish-deputetin Gerti Bogdani, i cili humbi jetën pak ditë më parë si pasojë e një arresti kardiak.

Klubi bardh e blu ka vendosur lule dhe ka bërë homazhe për ish-deputetin demokrat, i cili ka qenë një fans besnik i Tiranës.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit