Shefi i politikës së jashtme dhe sigurisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell do t’i presë në drekë pune liderët e Ballkanit Perëndimor në New York të mërkurën, ka njoftuar të premten Komisioni Evropian.
Takimi do të zhvillohet gjatë sesionin të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Të mërkurën, Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të presë gjashtë liderët nga Ballkani Perëndimor për një drekë tradicionale pune”, thuhet në njoftimin e KE-së mbi aktivitetet që zyrtarët e lartë do t’i zhvillojnë në kuadër të mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së
Sesioni i OKB-së në Nw York, sipas njoftimit të KE-së, do të ndiqet nga një delegacion i nivelit të lartë të BE-së, duke përfshirë Borrellin dhe presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd